Barcelona kërkon “djalin e humbur”, rrit ofertën për Tiagon

E kishte në shtëpi dhe nuk i besoi, duke e shitur për 25 milionë euro te Bajerni në vitin 2013, por tashmë Barcelona e ka kuptuar se ka gabuar rëndë duke larguar një nga një gjithë produktet e akademisë La Masia, ndaj është kthyer në sulm për t’i marrë Tiago Alkantarën Bajernit të Mynihut.

Mesfushori spanjoll do të ishte një lojtar me shumë peshë në këtë moment te Barça, pasi mesfusha është varfëruar ndjeshëm këto vitet e fundit dhe largimi i legjendës Iniesta ka krijuar një tjetër gropë të madhe.

Vetëm 27 vjeç, Tiago mund të krenohet me një rekord unik: ka dalë 4 herë kampion te Barcelona dhe 5 herë te Bajerni, përveçse ka fituare dhe dy herë Champions League, ndaj tashmë konsiderohet një lojtar i pjekur dhe gati të bëhet titullar edhe nëse kthehet te Barça.

Klubi katalanas ka ofruar 50 milionë euro fillimisht, por Bajerni vendosi çmimin 80 milionë. Presioni sa vjen e shtohet, sepse vetë Tiago dëshiron të kthehet në shtëpi, ndërsa Barça tani ofron 50 milionë, plus mbrojtësin e majtë Lukas Dinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *