Barcelona keqtrajton Osasunën, Camp Nou në këmbë për Mesin

0

Një stërvitje e bukur, një spektakël për Camp Nou-n e tejmbushur: Barcelona ka shpartalluar sot Osasunën 7-1, në një ndeshje ku mund të shënonin të gjithë dhe ku munguan Nejmar e Suarez.

Ylli i mbrëmjes, si zakonisht, ishte Leo Mesi, autor i dy golave dhe shumë lëvizjeve që çuan peshë tifozët e pranishëm, ndërkohë që shënoi dy gola edhe mesfushori Andre Gomesh e sulmuesi Pako Alkaser, ndërkohë që pati lavdi edhe për Havier Masçeranon, autor i një goli me 11-metërsh. Ndeshje e shkëlqyer edhe për Rakitiç, autor i 2 asisteve.

Osasuna thjesht shkurtoi në fillim të pjesës së dytë dhe sa ngacmoi Barcelonën, që më pas shënoi 4 gola nga minuta e 57-të deri në të 67-tën.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here