Barcelona ka zgjedhur trajnerin e ri?

0

Barcelona është tronditur nga lajmi se Luis Enrike do të largohet në fund të sezonit, pasi lojtarët e tifozët nuk kishin marrë asnjë sinjal më parë për një vendim të tillë të trajnerit.

Megjithatë, drejtuesit e klubit i kishin marrë me kohë sinjalet nga Luis Enrike dhe kanë nisur punën të gjejnë trajner.

Nuk do të jetë e lehtë, duke parë se në periudhën mes Guardiolës dhe Luis Enrikes dështuan disa trajnerë, ndaj drejtuesit po mendohen mirë.

Shtypi katalanas raporton se tashmë emri preferuar është Ernesto Valverde, ish-lojtar i Barcelonës, me shumë eksperiencë në kampionatin spanjoll dhe kupat e Europës, shumë i zoti në punën me të rinjtë, aktualisht te Atletik Bilbao, por natyrisht një ofertë nga Barcelona nuk mund të refuzohet. Valverde e ka refuzuar më parë Barcelonën, por zor se do ta refuzojë sërish, sepse në verë mbyll kontratën me Atletik Bilbaon.

Një emër tjetër që pëlqehet te Barça është ai i trajnerit të Seviljes, Jorge Sampaoli, ndërsa më larg janë emra si Maks Alegri, Ronald Kuman, Loran Blank e Berizo.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here