Barcelona ka ngatërruar Dembele, ai i Totenhemit mbretëroi në Torino

Mesfushori i Totenhemit, Musa Dembele, është motori që bën të ecë makineria e ndërtuar nga Mauricio Poçetino dhe pas ndeshjes së të martës kundër Juventusit ishte njeriu i ditës, duke përfunduar në qendër të vëmendjes.

Londinezët e nisën shumë keq në Torino, duke pësuar dy gola që në fillim, por Dembele ishte fari ndriçues në mesin e fushës, duke kombinuar ritëm të jashtëzakonshëm, forcë dhe zgjuarsi, për të udhëhequr “Gjelat” drejt barazimit.

Duke folur për BT Sport pas barazimit 2-2, ish-kapiteni i Liverpulit Stvinën Xherard nuk e fshehu admirimin e tij për mesfushorin belg: “Mendoj se Dembele luajti një ndeshje madhështore, nuk e mbaj mend të ketë luajtur ndonjëherë më mirë se kaq”.

Edhe Rio Ferdinand ishte dakord: “Dembele është një lojtar që njerëzit e shihnin dhe thoshin se nuk krijon shumë, nuk bën këtë, nuk bën atë, nuk shënon. Ai është tërhequr pas në mesfushë për të diktuar ritmin e lojës dhe askush nuk e bën aq mirë sa ai në këtë moment”.

Dembele ishte diktatori i Totenhemit: ai e preku topin më shumë se askush te skuadra londineze dhe mbi të gjitha, nga 95 pasime, 94% i pati të sakta.

Sa për krahasim, Pjaniç kreu vetëm 29 pasime, 67% të sakta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *