Barcelona i rikthehet “fiksimit” të verës, përfshihet Malkom në ofertë

0

Barcelona e kërkoi fort gjatë merkatos së verës, por Çelsi rezistoi dhe refuzoi çdo ofertë për Uillian. Spanjollët i janë rikthyer përsëri pistës së brazilianit ofensiv dhe mediat angleze zbulojnë ofertën e re të tyre.

Klubi katalanas i ka ofruar Çelsit 50 milionë sterlina+ kartonin e Malkom për të siguruar shërbimet e Uillian. Sarrit nuk i pëlqen kjo ide dhe trajneri italian është kundër shitjes së 30-vjeçarit, i cili është një nga pikat më të forta të ekipit.

Drejtuesit e Çelsit po mendohen nga ana tyre, pasi mosha e lojtarit dhe fakti që kontrata i përfundon në verën e vitit 2020, mund t’i shtyjë ata drejt pranimit të ofertës së kampionëve të Spanjës.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.