Barcelona-Girona në Majemi, “transferohet” edhe Premier League?

Të gjithë kërkojnë tregje të reja, mënyra se si të përfitohet në aspektin financiar. Në Spanjë kanë menduar që ndeshje ta caktuara të La Liga të zhvillohen edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka pasur edhe kundërshti për këtë, ndërkohë që raportohet se është përcaktuar edhe se kur do të zhvillohet një ndeshje në USA.

Jo vetëm kaq, por paralajmërohet se i njëjti vendim mund të merret edhe për ndeshjet e Premier League: “ Ndeshja mes Barcelonës dhe Gironës do të luhet në stadiumin “Hard Rock” në Majemi më 27 janar. Është vetëm çështje kohe që kjo të ndodhë edhe në Premier League”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *