Barcelona gati të trondisë merkaton, zbulohet plani i frikshëm

Barcelona akoma nuk ka materializuar asnjë blerje në këtë merkato, megjithëse kërkesat janë të larta. Emra si Grizman, De Ligt dhe Nejmar kryesojnë listën e katalanasve. E përditshmja pranë klubit blaugran, “Sport” raporton se presidenti Bartomeu po pregatit një “bombë atomike” në merkato.
Barcelona kishte një dilemë se cilin mes Nejmar dhe Grizman të sjellë në “Camp Nou”, por duket se gjithçka e ka marrë një përgjigje. Do të synojë t’i marrë të dy. Katalanasit duan të formojnë një skuadër të frikshme për të luftuar deri në fund në çdo trofe.

Që të ndodhë kjo duhet të zgjidhen disa nyje. Barcelona duhet të shesë dy apo tre lojtarë të bazës së ekipit si Kutinjo, Dembele, Rakitiç apo Umtiti. Largimi i tyre, përveçse do të sillte shumë të ardhura, do të ulte edhe barrën e madhe të pagave vjetore. Kujtojmë se Barcelona është ekipi, që paguan më shumë për rrogat e lojtarëve.

Më pas do të ishte gjithçka e lehtë për të arritur te dy yjet. Edhe Nejmar edhe Grizman e duan afrimin ne “Camp Nou”. Atletko dhe PSG janë të gatshëm t’i lënë të lirë në këmbim të ofertave të duhura. 300 milionë duhen për Nejmar dhe 120 milionë për të paguar klauzolën e largimit të Nejmar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *