Barcelona futet në garë për Pogba, katalanasit kanë… një as nën mëngë

Pol Pogba është një ndër emrat më të përfolur në këtë prag merkatoje, me francezin që është spekuluar shumë për një kalim te Reali i Madridit.

Gjithsesi, “Daily Mail” ka hedhur bombën ditën e sotme, teksa ka raportuar se në garë për Pogban është futur vrullshëm edhe Barcelona. Katalanasit kanë një avantazh të madh, në krahasim me Realin.

Ivan Rakitiç kërkohet me ngulm nga Mançester Junajtid dhe mund të përfshihet në marrëveshjen për Pogban. Siç thuhet nga mediat angleze, katalanasit kanë gati 130 milionë sterlina me Realin që po has konkurrencë të fortë tashmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *