Barcelona e rekordeve tërbon tifozët, në Vigo ndodhi diçka e dhimbshme

Barcelona po shkon e qetë drejt titullit kampion dhe po vendos rekorde të reja, sepse nuk humbet prej 40 ndeshjesh në kampionatin spanjoll. Megjithatë, tifozët blaugrana turfullojnë dhe jo më për eliminimin nga Roma në Champions League, por për faktin se klubi po largohet nga rrënjët e veta, nga La Masia e famshme.

Për herë të parë pas 16 vitesh Barcelona zbriti në fushë në Vigo pa asnjë lojtar nga akademia e vet. Kishte ndodhur për herë të fundit më 6 prill 2002, java e 33-të, Atletik Bilbao-Barcelona. Në stol ishte Karles Reshak, i cili hodhi në fushë një formacion pa brumë vendas: Bonano, Rajziger, Kristanval, Abelardo, Koko, Roçembak, Koku, Luis Enrike, Rivaldo, Saviola, Overmars.

Formacion pa asnjë lojtar tën rritur në shtëpi, ashtu si më 17 prill 2018, në Celta Vigo-Barcelona.

Ter Stegen, Semedo, Jerri Mina, Vermelen, Dinj, Gomesh, Paulinjo, Kutinjo, Denis Suarez, Allaser, Dembélé: asnjë djalosh nga Katalunja dhe La Masia.

Krahasimi i formacioneve blaugrana: Levante-Barça 2012/13 dhe Celta-Barça 2017/18

Kritikat për trajnerin e Barcelonës Valverde nuk kanë vonuar, me një nga ish-lojtarët e të rinjve të Barcelonës, Mark Krosas, që shkruan në Tëitter: “Para 6 vitesh u mbushëm me krenari, kur në fushë zbritën nga minuta e parë 11 lojtarë të rritur në Akademinë e Barcëlonës. Tani mendoj se nuk ka kritikë më të keqe për gjithë Këshillin drejtues të Barcelonës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *