Barcelona e pret Kutinjon me festë dhe disa rekorde

0

Lionel Mesi, Luis Suarez dhe Paulinjo shënuan sot, në fitoren e lehtë 3-0 që Barcelona arriti ndaj Levantes në Camp Nou, duke ruajtur distancën nga Atletiko Madridi ndjekës.

Katalanët e kanë nisur në mënyrë perfekte vitin e ri, duke ruajtur ecurinë rekord, ndërkohë që nesër prezantohet edhe Filipe Kutinjo.

Usman Dembele, një ndër blerjet më të shtrenjta në historinë e Barcelonës, u kthye në formacion pas një mungese disamujore për dëmtim, ndërsa Mesi bëri detyrën dhe tashmë ka barazuar Gerd Mylerin si lojtari me më shumë gola në 5 kampionët më të rëndësishëm në Europë, me 365 gola në ndeshjen e 400-të në La Liga.

Festë edhe për Suarez, i cili shënoi golin numër 132 për Barcelonën, duke kaluar Samuel Etonë dhe duke u bërë shënuesi i shtatë më i mirë në historinë e klubit.

Në fund, Iniesta ka pasur një ditë të veçantë gjithashtu, sepse luajti ndeshjen numër 650 për Barcelonën.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.