Barcelona e përshëndet me triumf në kupë Masçeranon

Lionel Mesi frymëzoi Barcelonën drejt fitores 2-0 ndaj Espanjolit, duke arritur përmbysjen e humbjes së javës së shkuar në fushën e Espanjolit. Në këtë mënyrë, Barça kalon në gjysmëfinale, ndërkohë që debutoi nga stoli Filipe Kutinjo.

Eliminimi nuk u kthye asnjëherë në një rrezik real për Barcelonën, me 80,000 tifozë në tribuna që së pari i dhanë lamtumirën legjendarit Havier Masçerano, ndërsa më pas shijuan startin perfekt të Barcelonës në derbi, me Luis Suarez që shënoi që në minutën e nëntë, duke rikthyer baraspeshën në sfidën e dyfishtë.

Në minutën e 25-të Mesi shënoi golin vendimtar që vlejti kualifikimin, falë një devijimi nga Naldo, ndërsa në fund pati 22 minuta hapësirë për Kutinjon, me Mesin që goditi edhe shtyllën.

Në tre sezonet e fundit Barcelona e ka fituar Kupën e Mbretit – a mund të vërë njeri bast kundër katalanasve këtë sezon?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *