Barcelona e nxjerr në shitje mesfushorin, Interi fërkon duart

Në Spanjë janë të sigurt: Rakitiç dhe Barcelona janë gati të divorcohen. Klubi ka vendosur që lojtari kroat nuk bën më pjesë në planet e tyre dhe se ata mund të përballojnë ta shesin atë në këtë merkato vere. Sipas “Cadena Ser”, Valverde u takua me presidentin e Barçës, Bartomeu të martën dhe ranë dakord se mesfushori mund të largohet nga klubi.

Barcelona ka sjellë në ekip tashmë Frenki de Jong dhe në rast se duan të nënshkruajnë me Antuan Griezman nga Atletiko, duhet të shesin disa lojtarë. Barça e vlerëson Rakitiç rreth 50 milionë euro dhe Interi prej kohësh ka qenë i interesuar për shërbimet e tij.

Megjithatë, zikaltërit mendojnë se shuma që Barcelona kërkon, mund të jetë paksa i lartë për një 31-vjeçar. Mançester Junajtid gjithashtu mendohet të ketë një interes kohët e fundit dhe mund të sfidojë Interin për kartonin e Ivan Rakitiç.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *