Barcelona do yjet e Çelsit, njëri shumë pranë!

Sipas “Sky Sports”, Barcelona është kthyer në garë për të siguruar mesfushorin e Çelsit, Uilliam. Blutë kanë refuzuar një ofertë prej 50 mln sterlinash javën e shkuar, por bisedimet mes palëve janë duke vijuar. Kujtojmë që Barcelonës i ka ikur Iniesta dhe Paulinjo.

Madje, iberikët zbulojnë që ka 3 muaj që Barcelona është duke negociuar dhe po tenton të joshë brazilianin, por në ditët e fundit edhe Mançester Junajtidi është duke lëvizur për brazilianin.

Sakaq, sipas medieve angleze, Barcelona po negocion edhe për Kantenë, i cili me shumë mundësi mund të transferohet në Sanjë, pas një super Botërori me Francën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *