Barcelona do portier, sytë nga Holanda sërish

0

Andre Onana ka shfaqur një formë të mirë dhe konstante me Ajaksin në Holandë. Zërat e fundit të merkatos e lidhin 22-vjeçarin me një kalim të mundshëm tek katalanasit që në merkaton e kësaj vere.

Sipas Radio Katalunja, gjigandët spanjollë janë të gatshëm të blejnë kartonin e tij. Klubi i Barcelonës ka shfaqur zyrtarisht interesin për Onana. Kjo vjen edhe nga pasiguria që ata kanë mbi një larginm të mundshëm të Cilesen.

Ajaksi pritet të ulet në bisedime me Barçën vetëm pas një oferte të mirë financiare. Objektivi i tyre është që ta shesin kamerunasin për jo më pak se 20 milionë euro.

Kujtojmë se Onana është formuar në La Masia, ku ka ardhur që në moshë të vogël për të kaluar në vitin 2015 tek Ajaksi. Ai është portieri titullar i kombëtares së Kamerunit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.