Barcelona B ngjitet drejt kryesimit të tabelës, Rei Manaj luan për 90 minuta kundër Levantes

Barcelona B ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, ndërsa ka mundur me rezultatin 1-2 ndaj Levantes B. Collado dhe Saverio kanë arritur të realizojnë për katalanasit, në minutat e 29 dhe 32.

Ndërkohë golin e parë e realizojnë vendasit e shënoi Kochorasvilli në të 24. Për 90 minuta loje ka luajtur Rei Manaj, që ka shtyrë katalanasit në aksionet sulmuese. Gjithashtu një mundësi të artë pati në golin e dytë, teksa sulmuesi shqiptar nuk ka arritur të realizojë përpara portierit kundërshtar, por Saveri do të përmbyllte aksionin. Pas kësaj fitore, katalanasit shkojnë në vendin e tretë, duke qenë vetëm një pikë larg Vilareal B kryesues. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *