Barcelona B fitoi 12-0, por ndeshja duket e trukuar

0

Para pak ditësh bëri bujë lajmi se ekipi B i Barcelonës fitoi 12-0 kundër Eldenses, në një ndeshje të vlefshme për divizionin e tretë spanjoll.

Të rinjtë e Barcelonës kryesojnë, Eldense ka rënë nga kategoria, 8-0 që në pjesën e parë, por a ishte ndeshje reale?

Tek Eldense janë të bindur që ndeshja ishte e manipuluar: klubi ka pezulluar gjithë ekipin e parë dhe do ta vazhdojë kampionatin me të rinjtë, si dhe ka prishur kontratën e bashkëpunimit me një grup italian, që ishte afruar tek Eldense në janar, si sponsor dhe si bashkëpunues në organizimin e klubit.

Akuza më e hapur vjen nga një futbollist i Eldenses, Sheik Saad: “E dinë të gjithë, trajneri e lojtarët, çfarë ndodhi. Refuzova të futesha kur kuptova gjithçka. Katër lojtarë kanë trukuar ndeshjen për baste, nuk ua them dot emrat për momentin. Nuk e di si kanë guxim të dalin në rrugë e të ecin me kokën lart”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here