Barcelona, art para El Clasico-s

0

Barcelona e ka përgatitur më së miri takimin e vitit, El Clasico-n kundër Realit të Madridit fundjavën e ardhshme, sepse sot shpartalloi 4-0 Deportivo La Korunjën. Skuadra e drejtuar nga valverde ruan e qetë kryesimin me diferencë të madhe nga ndjekësit dhe në Madrid do të shkojë me 11 pikë avantazh, sir rrallë në histori, sepse jemi vetëm në dhjetor.

Deportivo shërbeu vetëm si “Sparring partner” sot, sepse nuk bëri asgjë në sulm dhe ishte mjaft i brishtë në mbrojtje. Barcelona goditi 5 herë shtyllën, përveçse shënoi 4 gola, ndaj çdo koment për ndeshjen është i tepërt.

Luis Suarez e Paulinjo shënuan nga një dygolësh secili, ndërsa Mesi nuk ia doli të shënonte, edhe pse pati shumë raste.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image