Barcelona apo Atletiko, Grizman pranë vendimit përfundimtar

Antuan Grizman duket se edhe këtë verë ka në mend ta mbajë opinionin sportiv nën dyshimet e të ardhmes së tij. Francezi ashtu si vitin e kaluar është në dyshim për të ardhmen e tij, nëse do të vazhdojë me Atletikon apo do të transferohet te Barcelona. Gil Marin, drejtori i përgjithshëm i klubit madrilen nuk e pëlqen këtë fakt dhe do të ndërhyjë të ndryshojë situatën.

Sipas katalanases “Sport.es”, drejtuesi i klubit bardhekuq do organizojë sot një takim me sulmuesin e kombëtares franceze. Ai pritet t’i kërkojë Grizman të zbardhë të ardhmen e tij dhe jo ta mbajë atë pezull. Gil Marin do të jetë i shoqëruar nga trajneri Diego Simeone dhe drejtori sportiv Andrea Berta. Sulmuesi 28-vjeçar pritet të deklarojë vendimin e tij përfundimtar në ditën e sotme.

Barcelona e pëlqen shumë lojtarin dhe është e gatshmë të hedhë në arkat e Atletikos shifrën e 120 milionë eurove. Katalanasit kanë patur probleme me lojtarët e sulmit. Kutinjo nuk ka pasur nivelin e pritur dhe Dembele është penalizuar shumë nga dëmtimet. Grizman pritet të sjellë stabilitet në këtë repart dhe më në fund Mesi do të ketë një partner ideal në ofensivë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *