Barça zyrtarizon surprizën e merkatos: Willkommen Boateng!

0

Tashmë gjithçka është zyrtare. Kevin Prins Boateng është transferimi më i ri i Barcelonës. Në një njoftim në llogarinë e tyre në “Twitter”, klubi blaugrana ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen për kalimin e ganezit në radhët e tyre.


Formula e transferimit të Boateng është huazim me të drejtë blerje për 8 milionë euro. Mesditën e nesërme, 31-vjeçari do të prezantohet në “Camp Nou” dhe do të firmosë kontratën. Boateng aktivizohej në Serinë A me Sasuolon dhe në Katalonjë vjen si zëvendësuesi i Munir El Hadadit, i cili e la Barçën për të shkuar te Sevija.


Më parë Boateng ka luajtur me fanllën e Milanit, Shalkes, Frakfurtit apo dhe Totenhemit e Portsmuthit në Premier Ligë. Për ganezin ky është një rikthim në La Liga, pasi kujtojmë në vitin 2016, Kevin Prins ishte pjesë e Las Palmas.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.