Barça zgjedh kapitenët, të gjithë “brumë shtëpie”

Barcelona ka publikuar listën e kapitenëve për sezonin e ri, me Lionel Mesin që është kapiten dhe Sergio Buskets që e zëvendëson. Të dy ishin në listë edhe sezonin e shkuar, ndërsa shtohen edhe Zherard Pike e Sergi Roberto.

Për herë të parë që prej sezonit 2014/15 (Çavi, Iniesta, Mesi, Buskets) të gjithë kapitenët janë produkt vendi, të rritur në La Masia.

Kjo do të thotë se kanë mbetur jashtë listës së kapitenëve emra si Ter Stegen e Rakitiç, të cilët shpresonin të ishin ndër kapitenët e ekipit, ndërkohë që ka mbetur jashtë liste edhe një “veteran” si Zhordi Alba. Kjo ka ardhur për faktin se Alba ka debutuar te Barcelona më vonë se Pike dhe Roberto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *