Barça tenis në Alaves, por dëmtohet rëndë Vidal

0

Barcelona mori kreun e La Ligas përkohësisht, për herë të parë prej tetorit, pasi shkatërroi pasditen e sotme Alavesin 6-0, me Suarez që hapi e mbylli llogaritë, ndërsa Nejmar e Mesi shtuan nga një gol.

Ishte një provë e përgjithshme para finales së Kupës së Mbretit, që do të luhet mes këtyre dy skuadrave, por duke gjykuar nga ndeshja e sotme, finalja kot që të luhet.

Alaves rezistoi vetëm 37 minuta, ndërsa më pas u shkërmoq, duke pësuar 6 gola në 30 minuta, derisa Barça vendosi të mos e tepronte.

Për fatin e Alavesit, nëse ka ndopak vlerë, Luis Suarez do të mungojë për pezullim në finalen e kupës.

Megjithatë, pasditja nuk u mbyll bukur për Barcelonën, sepse pak minuta para mbylljes Aleish Vidal pësoi një dëmtim që duket vërtet serioz.


SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image