Barça super, Nejmar “zhyt” edhe Mançester Junajtid

0

Nëse PSG e ka seriozisht dhe kërkon të marrë Nejmarin nga Barcelona, nuk duhet të bëhet pishman për 222 milionë euro që duhet të paguajë, sepse braziliani garanton publicitet, të ardhura pa fund dhe mbi të gjitha gola e spektakël.

Pas dy golave të shkëlqyer kundër Juventusit në miqësore, Nejmar ka shënuar në fitoren 1-0 që Barcelona arriti mbrëmë kundër Mançester Junajtid në FedExField në Merilend, Shtetet e Bashkuara, përballë 82 mijë tifozëve.

Junajtd luajti një ndeshje të dobët dhe Zhoze Murinjo mbrohet me faktin se miqësoret nuk kanë vlerë, duke e vënë theksin te përgatitja fizike e skuadrës, edhe pse pas Barcelonës nuk e ka fshehur se mbrojtja e shqetëson.

Tani Junajtid do të luajë edhe dy miqësore kundër Valerengas dhe Sampdorias, para Superkupës së Europës kundër Realit, më 8 gusht në Shkup.

Ndërkaq, Barcelona e nisi me treshen sulmuese të ëndrrave MesiNejmar-Suarez dhe në pjesën e parë dhuroi spektakël, duke krijuar lojë e raste, duke goditur shtyllën me Mesin dhe duke gjetur golin me Nejmarin (gafë e Valencias në zonë), perfekt në mbylljen e një kundërsulmi të shkëlqyer nga Barça.

Edhe në pjesën e dytë, ndonëse dolën yjet, Barcelona ishte sërish e shkëlqyer dhe i shkoi shpesh pranë golit të dytë, ndërsa Junajtid bëri shumë pak për të merituar ndonjë barazim.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.