Barça prezanton blerjen e parë: Një ëndërr të jesh këtu!

Pak momente më parë, Barcelona ka prezantuar zyrtarisht blerjen e parë të merkatos së janarit. Xhejson Murijo është transferuar nga Valencia në drejtim të  Katalunjës, në formulën e huazimit me të drejtë blerje, që shkon në 25 milionë euro.

Mbrojtësi, kushtëzuar dhe nga dëmtimet e shumta, nuk ka mundur të jetë këtë sezon protagonist me fanellën e Valencias. Ndërkohë, Barcelona nga ana tjetër,  duket se ka besuar në eksperiencën që ka kolumbiani në La Liga, ku më parë është aktivizuar dhe me Granadën, është bindur për ta afruar.
Murijo foli gjithashtu dhe për mediat për herë të parë si lojtar i Barcelonës, ku normalisht u shfaq shumë i lumtur. Kolumbiani u shpreh se prezantimi në “Camp Nou” zyrtarisht si lojtar i Barçës, është një ëndërr e kthyer realitet dhe se tani duhet të punojë fort për të dhënë më të mirën për fanellën blaugrana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *