Barça “peshkon” talente, gati oferta për 18-vjeçarin e Junajtid

Barcelona ka një nga akademitë më të mira të futbollit, “La Masia”, megjithatë, kjo gjë nuk i pengon katalanasit që të jenë aktivë në merkato për të siguruar edhe lojtarë të tjerë të talentuar. Një lojtar që pëlqehet shumë nga skautët e Barcelonës, është Angel Gomes.

18-vjeçari është pjesë e Mançester Junajtid. Talenti anglze ka dalë pikërisht nga akademia e “Djajve të Kuq” dhe është një futbollist shumë premtuar. Mësohet se Solskjaer nuk është një admirues i madh i tij dhe mund të privohet nga shërbimet e 18-vjeçarit, pasi para tij ka emra si Grinud dhe Çong.

Gomes këtë sezon ka luajtur me skuadrën B të Juanjtid, ku ka luajtur 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet. 8 gola dhe 5 asiste për mesfushorin fantazist, një statistikë e kënaqshme. Po ashtu, Gomes ka luajtur dhe në Premier League me skuadrën A. Dy takime dhe 25 minuta në total.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *