Barça pas yllit të Junajtid, tifozët: Na jepni Mesin!

Humori anglez, godet sërish. Sapo u publikua lajmi se Barcelona është interesuar për yllin e Mançester Junajtid, Viktor Lindelof, tifozët e “Djajve të Kuq” kanë pushtuar rrjetet sociale, me komente nga më të ndryshme.

Lindelof është një nga lojtarët më të dashur për tifozët e Mançesterit dhe një largim i tij nuk do të pritej mirë. Mbrojtësi suedez ka bërë paraqitje të shkëlqyera dhe ka qenë një ndër të paktët që ka shkëlqyer sezonin e shkuar me fanellën e kuqe.

Barcelona e kërkon me ngulm për të përforcuar prapavijën, çka ka bërë që tifozët e Junajtid të shprehin mendimin e tyre në rrjetet sociale në lidhje me një largim të mundshëm të idhullit të tyre. “Kthehuni pas!” ishte një nga komentet, ndërsa komenti që mori vëmendjen më të madhe ishte: “Vetëm nëse na jepni Mesin si shkëmbim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *