Barça “paguan” çmimin e fitores, tjetër dëmtim për yllin e sulmit

Barcelona triumfoi një natë më parë ndaj Lionit me shifrat 5-1, duke siguruar kalimin në çerekfinalet e UEFA Champions League. Gjithsesi, fitorja duket se e ka pasur një çmim dhe ai është dëmtimi i Usman Dembeles.

Anësori francez, duket se ka pësuar një tjetër dëmtim në ato pak minuta që u aktivizua dhe do të mungojë për të paktën 3 javë. Periudha e rikuperimit mund të shkojë deri në një muaj dhe Dembele rrezikon gjithashtu pjesëmarrjen në çerekfinale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *