Barça ofron 56 milionë euro, Çelsi nuk ia jep mesfushorin e Brazilit

Barcelona ka ofruar 56 milionë euro për mesfushorin ofensiv të Çelsit, Uillian, shkruan Daily Mail.

Megjithatë, oferta është refuzuar, pasi Çelsi nuk ka në plan ta shesë anësorin ofensiv, edhe pse ky i fundit në gusht mbush 30 vjeç dhe oferta e Barcelonës duket tepër joshëse.

Klubi katalanas kërkon përforcime në mesfushë dhe për Uillian interesohet edhe Mançester Junajtid, por realisht Djajtë e Kuq nuk kanë bërë nde ofertë zyrtare.

Uillian shkoi nga Anzhi te Çelsi në verën e vitit 2013, për 35 milionë euro. Që atëherë është kthyer në lojtar të rëndësishëm, duke qenë ndër lojtarët më të aktivizuar në ekip dhe duke shënuar 45  gola në 251 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Aktualisht Uillian është pjesë e Brazilit në Kupën e Botës dhe ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e deritanishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *