Barça nuk “vritet” për Interin, sot pa yjet

Trajneri Ernesto Valverde premtoi ndershmëri dhe sforcim maksimal për ndeshjen e sotme kundër Totenhemit, por realisht nuk ka ndonjë arsye madhore pse Barça të luftojë.

Vetë trajneri blaugrana në konferencën për shtyp para ndeshjes e tha qartë: “Sikur Interi të fitonte vetë ndaj Totenhemit, nuk do ishte ne këtë situatë…”.

Edhe formacioni i Barcelonës për ndeshjen e sotme nuk do jetë më i miri i mundshëm, përkundrazi.

Nga porta deri në sulm pritet rotacion masiv, me Ter Stegen, Zhordi Alba, Pike, Lengle, Buskets  Mesi e disa lojtarë të tjerë që pritet ta bëjnë pushim. Natyrisht, një rast i artë për Totenhemin, por nuk duhet harruar se Barça ka stol klasi dhe nuk është e thënë që Valverde të ketë gabuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *