Barça nuk ndalet, Mesin e bën… Alkaser

Barcelona nuk ka frena, pasi ka fituar edhe sot ndaj Seviljes, duke avancuar në renditje dhe duke u kthyer +4 nga Valencia, që fitoi në mesditë.

Përfundoi 2-1, çka tregon se nuk ishte një shëtitje, me Seviljen që në pjesën e dytë e përmirësoi ndjeshëm lojën. Në 45 minutat e para dominim azulgrana, me Seviljen që nuk arrinte të frenonte sulmin vendas, edhe pse u shënua vetëm një gol, nga Pako Alkaser. Ishte dita e sulmuesit të Barcelonës, i cili festoi golin e parë në mënyrë te veçantë, me dedikim për fëmijën që po i vjen në jetë së shpejti.

Në pjesën e dytë Sevilja u fut më agresive dhe Guido Pizarro barazoi në minutën e 58-të, por më pas Barcelona u kthye në sulm dhe në minutën e 64-t Alkaser shënoi edhe golin e dytë, pas një pasimi perfekt nga Rakitiç. Nuk pati më drithërima në portën e Barçës, ndërsa Sevilja tentoi gjatë, por nuk mundi të gjente hapësira.

One thought on “Barça nuk ndalet, Mesin e bën… Alkaser

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *