Barça nuk e ndal luftën me Nejmarin dhe PSG-në

Nejmar ka ikur te PSG, Barça ka arkëtuar 222 milionë euro, por shifra absurde nuk ia largon inatin klubit katalan. Së pari, drejtuesit blaugrana nuk do t’i paguajnë babait të Nejmarit 26 milionë euro, premtuar për besnikërinë e treguar kur rinovoi për herë te fundit, tetorin e shkuar.

Zëdhënësi i Barcelonës, Hosep Vives, ka sqaruar: “Bonusi jepej më 1 shtator, kur të konfirmohej qëndrimi i Nejmarit te Barcelona. Lojtari nuk duhej të bisedonte me klube të tjerë dhe duhej të shprehej publikisht se do respektonte kontratën. Për këto arsye, shuma nuk do të likuidohet”.

Klauzola 222 milionë dukej e pamundur të paguhej, ndaj Barça ka mbetur e shtangur dhe tani kundërsulmon: “UEFA duhet të bëjë transparencë totale, të shohim a respektohet fair-play financiar. Pastaj duhet riparë tema e klauzolave, që ekzistojnë vetëm në Spanjë dhe nuk është korrekte”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *