Barça nuk e harron “fiksimin e vjetër”, Çelsi bën sërish rezistencë

0

Barcelona e ka nisur me hapa të ngadaltë këtë merkato. Kërkojnë të mendohen mirë dhe të vëzhgojnë me kujdes situatën e lojtarëve që kanë në listën e dëshirave. Uillian është një nga dëshirat e vjetra në “Camp Nou”. Braziliani është kërkuar edhe merkaton e kaluar, me Çelsin, që ka qenë i vedosur për të mos e lëshuar yllin e tyre.

Mediet e mëdha evropiane bëjnë me dije se klubi londinez ka hedhur poshtë një tjetër ofertë të Barçës. Katalanasit kanë ofruar një çek prej 40 milionë eurosh. Mund të themi se kjo është shifër mjaft e mirë, duke ditur se 29-vjeçarit i skadon kontrata verën e ardhshme dhe Çelsi rrezikon ta humbasë pa marrë asgjë në këmbim.

Ky vendim i marrë nga drejtuesit e klubit anglez është i detyruar nga dënimi i UEFA-s për të mos bërë asnjë hyrje në merkato. Uillian nuk e ka zbardhur akoma dëshirën e tij, ndërkohë që për të interesohet edhe Atletiko e Madridit.


You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.