Barça nis punën, 5 superblerje për sezonin e ardhshëm

0

Kampionati nuk ka përfunduar ende dhe duhet luajtur edhe finalja e Kupës së Mbretit, por te Barcelona mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit po punojnë për trajnerin e ri dhe për kompletimin e skuadrës, që këtë sezon u pa qartë se ka defekte e boshllëqe, me stolin që është shumë i varfër.

Mundo Deportivo, gazetë mjaft e afërt me Barcelonën, zbulon se kupola drejtuese e klubit katallan është mbledhur për të diskutuar për këto çështje dhe duket se trajneri i preferuar për sezonin e ardhshëm është Ernesto Valverde, trajneri i Atletik Bilbaos.

Ndërkohë, po punohet për lojtarët që synohen në treg, sepse nuk mund të pritet deri në verë, duke parë rivalitetin e madh sidomos nga klubet angleze, që kanë një fuqi ekonomike të frikshme.

Duhet një blerje e rëndësishme për të marrë vendin e veteranit Andrés Iniesta, i cili nuk mund të përballojë më 50-60 ndeshje në sezon, por duhet patjetër edhe një mbrojtës i djathtë i nivelit të lartë, për të lejuar Sergi Roberton të kthehet në mesfushë.

Bejerin – vetëm 22 vjeç, mbrojtësi spanjoll i rritur në Barcelonë ka shkëlqyer tek Arsenali, ku ka spikatur për aftësitë teknike e fizike, si dhe për ndihmën e madhe që jep në fazën sulmuese. Arsenali këtë verë mund të bëjë ndryshime të mëdha, duke nisur nga trajneri, ndërsa Bejerin kërkon të fitojë trofe dhe kthimi te Barcelona e josh.

Image result for Bellerin arsenal

Theo Hernández – është 19 vjeç, ka zhvilluar një sezon të madh tek Alavesh, por mbrojtësi i majtë i përket Atletiko Madridit. Përveç Barcelonës, e duan edhe klube të tjerë shumë të rëndësishëm dhe klauzola e prishjes së kontratës është 24 milionë euro. Duket shumë, ndaj Barcelona heziton, edhe për faktin se Theo Hernández dëshiron të transferohet në Katalonjë.

Image result for Theo Hernández

Verratti – Është ëndrra e Barcelonës për të zëvendësuar në të ardhmen Iniestën, por natyrisht i përket PSG-së, klub që nuk ka ndonjë problem financiar dhe nuk shet lehtësisht. Është një operacion shumë i ndërlikuar, por Barça ka ndërmend të bëjë një sforcim ekonomik shumë të madh, aq më shumë që ka edhe pëlqimin e mesfushorit italian, i lodhur në Francë.

Image result for Verratti psg

Kutinjo – Duhet një emër nga ata që ngjallin entuziazëm te tifozët dhe që pasurojnë ndjeshëm skuadrën në aspektin e cilësisë. Më mirë se Filipe Kutinjo nuk ka në qarkullim, sepse 24-vjeçari brazilian duket se është gati për hapin e madh, pas një sezoni perfekt në Liverpul. Megjithatë, si në rastin e Verratit, kostoja e tij është e frikshme dhe kontrata e tij skadon më 2022.

Image result for Coutinho

Deulofeu – Përforcimi i parë i Barcelonës duhet të jetë Zherard Deulofeu, sulmuesi i cili është paraqitur mjaft mirë te Milani këtë vit dhe është në pronësi të Evertonit, por Barça ka të drejtën e blerjes përfundimtare për 12 milionë euro. Deulofeu shpreson të marrë një telefonatë nga Barcelona, por nga ana tjetër ka frikën e të ulurit në stol në çdo ndeshje, si Pako Alkaser këtë sezon.

Image result for Deulofeu Milan

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here