Barça mesazh Iskos: Lër Realin falas dhe ke 20 milionë €!

0

A mund të ketë “ngacmim” më të madh se ky? Vështirë! Barcelona kërkon t’i grabisë Real Madridit një nga lojtarët më të mirë, mesfushorin Isko. Sipas së përditshmes spanjolle, “El Mundo Deportivo”, kjo mund të bëhet në mënyrën më keqdashëse të mundshme. Barcelona është treguar shumë e vëmendshme që në nëntor për sa i përket situatës së lojtarit të kombëtares spanjolle, të cilit i përfundon kontrata me klubin madrilen më 30 qershor të 2018. 24-vjeçari akoma nuk ka rinovuar.

Çështja

Tashmë thashethemet janë rikthyer me një burim që thuhet të jetë shumë pranë klubit që ka konfirmuar se katalanasit kanë ofruar një kontratë marramendëse për lojtarin: plot 20 milionë euro bonus nëse mbërrin në Barcelonë me parametra zero në vitin 2018 dhe pesë vite kontratë. Thuhet se ish-lojtari i Malagës është në dijeni të propozimit, por nuk ka folur akoma. Problemi dihet: Isko duhet të jetë shumë i fortë mendërisht të përballojë sezonin 2017/18 pas një situate të vështirë që do të paraqitej dhe kjo në prag të Kupës së Botës. Pra, si do të luante ai në “Santiago Bernabeu”, ku do ta quanin tradhtar, sidomos sepse do t’i shkaktonte humbje financiare klubit? Përveç kësaj, ai do të transferohej te rivalët e urryer dhe kjo do të shkaktonte shumë polemika. Mbetet për t’u parë nëse oferta është reale dhe nëse Isko do ta pranojë atë. Ndërkohë, në Madrid raportohet se Zinedin Zidan nuk mund të ndërhyjë në merkato, nëse nuk shet një nga tre yjet e skuadrës, Alvaro Morata, Hames Rodrigez dhe … Isko. Në fund do të vendosë dëshira e lojtarit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here