Barça mendon për merkaton, kërkon “Abidalin” e ri

Barcelona nuk e ka nisur siç duhet këtë sezon dhe aktualisht numëron plot katër ndeshje pa fitore në kampionat. Ndeshja e fundit ndaj Valencias ishte një ndeshje mjaft e vakët nga ana e katalanasve, të cilët krijuan shumë pak për ta fituar ndeshjen.

Gjithsesi problemet që ka shfaqur Barcelona, sidomos në ndeshjet e fundit ka qenë në mbrojtje. Me një Zherard Pike, i cili duket se 31 vitet po i peshojë disi, Lenglet gjithashtu ende nuk është ambientuar, por dhe krahët e mbrojtjes nuk duken në formë për momentin, bëjnë që drejtuesit e Barçës të mendojnë për përforcime.

Ideja më e fundit e katalanasve është mbrojtësi i majtë i Olimpikut të Lionit, Ferland Mendi. Francezi i Lion krahasohet në Francë me Erik Abidal dhe shihet si një lojtar me të ardhme. 23-vjeçari shihet dhe si një lojtar që do t’i bëjë shumë konkurrencë dhe Zhordi Albës në krahun e majtë dhe do të ishte një përforcim i rëndësishëm blaugranat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *