Barça, me trampolinë 8 “metra” drejt titullit

0

Katalanasit nuk ndalin as nga Sevilja, por fitojnë me përmbysje. Tani skuadra e Enrikes e sheh veten +8 pikë nga vendi i dytë, Atletiko M.

 

2-1

Barcelona – Sevilja

Shënues: Mesi Pike / Vitolo

E dielë, 28 shkurt 2016, ora 20:30, në “Camp Nou” të Barcelonës

Barcelona (4-3-3): Bravo – Pike, Alba, Vidal (Alvesh 63’), Matie – Buskets, Turan (Iniesta 64’), Roberto (Rakitiç 75’)– Mesi, Suarez, Nejmar. Tr.: Enrike

Sevilja (4-2-3-1): Gonzlaes – Tremulinas, Kolodziejcak, Coke, Krohn-Dehli, Iborra (Munoz 75’) – Kristoforo (Konoplianka 64), Nzonzi, Vitolo – Gameiro. Tr.: Emeri
Gjyqtar kryesor: Fernandez

Kartona të verdhë: Alvesh, Roberto Pike / Rami, Kolodziejcak

Barcelona nuk ka kufij! Skuadra katalanase nuk është ndalur as ndaj Seviljës në shtëpi, duke fituar 2-1 me përmbysje në “Camp Nou. Djemtë e Luis Enrikes mbeten skuadra për t’u mundur në La Liga. Kampionët e Spanjës kryesojnë me tetë pikë avantazh nga Atletiko Madridi e vendit të dytë, që të shtunën mposhti 1-0 Real Madridin në “Bernabeu”, duke i nxjerrë praktikisht “galaktikët” nga gara për titullin, pasi tani e shohin veten 12 pikë larg Barcelonës.
Ndeshja – Ndeshja nisi jo me ritmin e përhershëm të Barcelonës dhe këtë e shfrytëzuan më së miri lojtarët e Seviljës, të cilët donin me patjetër të thyenin katalanasit, siç nuk e ka bërë askush tjetër në muajt e fundit. Në mesin e pjesës së parë, Vitolo shtangu “Camp Nou”, duke kaluar në avantazh Seviljën, pas pasimit të marrë nga Tremulinas. Miqtë luajtën më mirë se Barcelona në fillim të ndeshjes. Megjithatë, kur u mbush gjysmë ore lojë, Lionel Mesi shënoi një gol të mrekullueshëm me goditje dënimi, duke barazuar rezultatin. Ky ishte goli i gjashtë për argjentinasin me goditje dënimi në këtë sezon. Faktikisht, në pjesën e dytë, Barcelona nuk u duk me freskinë dhe energjinë e ndeshjeve të tjera, kjo edhe si pasojë e kalendarit të ngjeshur, megjithatë arriti të mbrojë një fitore që e konfirmon si favoritja kryesore për të fituar sërish titullin në La Liga. Tekniku i madrilenëve, Zinedin Zidan, është dorëzuar përfundimisht për titullin kampion dhe kjo ua shton lumturinë tifozëve katalanas. Ndërkohë, vlen të theksohet se Barcelona, ndryshe nga rivalët madrilenë, është në garë për të fituar tripletën, pasi ashtu si sezonin e kaluar, po luan për trofe në tre kompeticionet, kampionat, kupë dhe Champions League.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here