Barça kthehet e para, “cirk” ndaj Seltës

0

Vetëm pak orë zgjati qëndrimi i Real Madridit në krye të renditjes, sepse Barcelona ka shpartalluar Selta Vigon 5-0 dhe ka rimarrë fronin. Katalanasit kanë dhuruar një shfaqje të vërtetë, duke shënuar e duke zbavitur tifozët, aq sa duket e pamundur që kjo skuadër të jetë shpartalluar nga PSG në Ligën e kampioneve.

Megjithatë, duke parë ndeshjet e fundit, jo pak tifozë të Barcelonës ëndërrojnë përmbysjen e madhe ndaj kampionëve të Francës.

Vetëm 24 minuta zgjati rezistenca e Seltës, sepse më pas Mesi e Nejmar shënuan dy gola në pjesën e parë, ndërsa Rakitiç e Umtiti vazhduan spektaklin në pjesën e dytë.

Mesi, autor i dy asisteve, mbylli “cirkun” në minutën e 63-të, duke shënuar një tjetër gol fantastik.

Tani mendja te PSG-ja: a mund të realizohet përmbysja më e çmendur e dekadave të fundit?

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here