“Barça interesohet për të, por ai jo”, habit babai i Luka Joviç

Luka Joviç është një ndër emrat më të përfolur, me serbin që po mahnit me paraqitjet e tij këtë sezon. Sulmuesi, i cili aktivizohet në Bundesligë me ekipin e Ajntrahtit të Frankfurtit, ka kërkesa të shumta nga klubet më të mëdha të Europës.

Listën e klubeve të interesuara e kryeson Barcelona, me katalanasit që e shohin si zëvendësuesin ideal të Luis Suarez, i cili tashmë numëron plot 32 vite mbi supe. Lidhur me këtë çështje, së fundmi ka folur vetë babai i Joviç, i cili ka habitur jo pak me deklaratën e tij.

“Për Lukan ka pasur interes të madh nga Barcelona, por ai nuk është i interesuar në lidhje me këtë. Nuk e di nëse mund të luajë futboll atje. Luka kërkon të luajë në Champions League me Ajntrahtin e Frankfurtit dhe dëshiron të qëndrojë në Gjermani.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *