Barça humbet Vidalin, operacion dhe 5 muaj pushim

0

Lajm shumë i keq për Barcelonën, që nuk e shijoi plotësisht fitoren e sotme në Alaves: mesfushori Aleish Vidal do të mungojë për të paktën 5 muaj.

Që në fushë u pa qartë se dëmtimi i tij ishte tragjik, me kaviljen komplet të këputur, ndaj u krye operacion urgjent pas ndeshjes.

Tani duhet një pushim i gjatë dhe rehabilitim shumë i kujdesshëm, ndaj Vidal do kthehet në vjeshtë. Fat i keq për të, pasi kohët e fundit më në fund po shkëlqente te Barcelona.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here