Barça hedh sytë nga Arsenal, Emeri bëhet “bllokadë”

Unai Emeri ka deklaruar në konferencën e tij të fundit përpara mediave se kërkon me çdo kusht qëndrimin e mbrojtësit spanjoll Nacho Monreal.

Për mbrojtësin ka një interesim të fortë nga Barcelona, pasi katalanasit e shikojnë si një alternativë konkrete për Zhordi Alben. Por numri një i Arsenalit, Emeri, ka hedhur poshtë thashethemet, duke deklaruar dëshirën e tij për të rinovuar me Monreal.

“E njihja Nacho Monreal në Spanjë, kur ai luante për Osasuna dhe më pas për Malagën. Pas gjashtë vitesh unë e njoh atë si një Nacho Monreal të ri. Unë jam shumë i lumtur me të sepse është në moshën 32-vjeçare dhe gëzon një gjendje fizike fantastike dhe performancat e tij në ndeshje janë të një niveli shumë të kënaqshëm. Ne duhet me patjetër të rinovojmë kontratën e tij. Ai duhet të qëndrojë tek Arsenal”, ka përfunduar tekniku spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *