Barça “ekzekuton” blerjen e radhës, Alba ka një zëvendësues klasi

Barcelona duket se është në mbyllje të operacionit për të sjellë Zhunior Firpo në “Camp Nou”. 22-vjeçari ka treguar cilësi të larta me Real Betis dhe Barça e dëshiron në gjirin e saj për të pasur një zëvendësues dhe pasardhës të denjë për Zhordi Albën.
Marrëveshja me lojtarin është mbyllur dhe finalizimin e këtij transferimi e ndajnë vetëm pak milionë. Real Betis dëshiron 25 milionë bashkë me bonuset. Barça këmbëngul se nuk jep më shumë se 21 milionë. Një diferencë shumë e ulët, që mund të rregullohet nëpërmjet një zgjidhje alternative.

“Sport.es” raporton se në orët e ardhshme gjithçka do të mbyllet. Firpo është një prej më të mirëve të krahut të majtë në La Liga. Titullar i padiskutueshëm dhe lojtar mjaft krijues. Sezonin e fundit të La Ligas e mbylli me 3 gola dhe 4 asiste. Ishte pjesë e rëndësishme e kombëtares U21 të Spanjës në kampionatin evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *