Barça e mbyll me Vidalin, detajet e marrëveshjes

Barcelona nuk ka humbur kohë dhe ka bindur mesfushorin Artur Vidal për t’iu bashkuar katalanasve. Ende nuk është asgjë zyrtare, por në Spanjë e bëjnë të kryer, të paktën marrëveshjen e klubit me lojtarin. Kontrata e kilianit do të jetë 3-vjeçare dhe do të përfitojë 9 milionë euro në sezon.

Tashmë Barcelona duhet të arrijë marrëveshjen me Bajernin e Mynihut, që e ka shprehur vullnetin për ta shitur mesfushorin .Shifra që pritet të paguajë për të shkon në 20 milionë euro. Vidal tashmë është 31 vjeç dhe për bavarezët mund të jetë një shifër e kënaqshme, edhe pse në media është raportuar se duan 30 milionë euro për kartonin e tij.

Katalanasit synonin të merrnin nga PSG mesfushorin Adrien Rabiot, por duke parë vonesat, u vendos që të tentohej Vidal. Në orët në vazhdim pritet të zyrtarizohet marrëveshja mes klubeve, çka do ta përmbyllte plotësisht këtë operacion merkatoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *