Barça e kthen në stërvitje ndaj Sportingut

0

Humnbja e turpshme në Paris duket sikur është harruar te Barcelona, që ka rinisur të luajë e të shënojë lumë golash, por… në kampionatin spanjoll.

Katalanasit “masakruan” sot 6-1 Sportingun e Gihonit, një rival dukshëm inferior, që kishte shkuar në Katalonjë vetëm për të mos humbur thellë, por edhe këtu dështoi, pavarësisht se ngushtoi rezultatin 2-1 në pjesën e parë.

Mesi me një gol e një asist dhe Nejmar e Suarez me nga një gol treguan se janë në formë perfekte, por atë duhet ta ruajnë për PSG-në, sepse është ajo prova e së vërtetës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here