Barça “e dëshpëruar” për mbrojtës, në sulm për kampionin e Europës!

Barcelona ka qëndruar e qetë dhe në hije ditët e para të merkatos, ndryshe nga rivalët e tyre të Realit që po bëjnë shpenzime marramendëse.

Katalanasit, pasi kanë siguruar prej kohësh shërbimet e De Jong, po mendojnë për prapavijën dhe synimi kryesor është përforcimi i krahut të majtë, ku Zhordi Alba nuk ka aspak konkurencë. Ky fakt i ka shtyrë drejtuesit blaugrana të hidhen në sulm për gjetjen e një mbrojtësi të majtë.

Fillimisht ishte përfolur surpriza e këtij sezoni, Firpo Zhunior, i cili zhvilloi një sezon fantastik me Betisin, por duket se Barça i ka kthyer sytë nga Dortmundi. Sipas asaj që raportonte mëngjesin e sotëm “Sport”, Rafael Guerrero është synimi kryesor i katalanasve.

Kampioni i Europës ka edhe një vit kontratë të mbetur me verdhezinjtë, me këta të fundit që mund të binden nga një ofertë 25-30 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *