Barça dhe Rafinja në “shok”, braziliani mbyll sezonin

Rafinja Alkantara ishte një ndër emrat më të përfolur të kësaj merkatoje, teksa Interi e kërkonte me ngulm, por rregullat e “fair-play”-t financiar nuk i lejuan drejtuesit zikaltër të kryenin transferimin. Gjithsesi, braziliani pas sezonit të mirë me fanellën e Interit, po bënte mirë edhe këtë sezon me Barçën, ku dhe po merrte minuta.

Javën e shkuar, në ndeshjen ndaj Atletikos së Madridit, mesfushori pësoi një dëmtim të rëndë dhe ditën e sotme kanë dalë rezultatet përfundimtare, që janë disi shokuese për Barçën, por sidomos për lojtarin. Rafinja me shumë mundësi e ka mbyllur sezonin këtu, pasi do t’i duhet të qëndrojë larg fushave të paktën 6 muaj.

Mëngjesin e sotëm, 25-vjeçari është operuar me sukses dhe ka nisur fazën e gjatë të rehabilitimit. Dëmtimi i Rafinjës ishte në ligamentin e kryqëzuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *