Barazimi që te Flamurtari duket si kapitullim, minuta e fundit “e shpëton” dhe -11 pikë

Momente shumë të vështira janë këto te Flamurtari, por barazimi i fundit që është marrë ndaj Luftëtarit duket si një kapitullim. Vetë trajneri Birçe u shpreh se në shtëpi nuk duhej asnjë rezultat tjetër përveç fitores, por vlonjatët kanë dalë me 1 pikë dhe këtë e kanë marrë falë minutës së fundit. Goli i Rrapos ishte ajo që hapi edhe takimin në minutën e 53, ndërsa Nikaj barazoi në minutat e shtesës.

Ndaj një rivali direkt, bluzinjëve, ky barazim do të thotë shumë. Tashmë Flamurtari është 11 pikë larg pozicionit ku renditet Vllaznia, që sërish të dërgon në “Play-Off” ku diskutohet qendrimi dhe rënia nga Superiorja. Në rast të një fitore të shkodranëve ndaj Teutës, atëherë llogaritë bëhen edhe më të vështira, ndërsa as janari nuk mund të ketë shkopin magjik për të zgjidhur situatën. /Sport Ekspres/

Flamurtari dhe Luftëtari luajnë ndeshjen e “jetës” në javën e 13 të Superiores. Sidomos kjo për vlonjatët, që në rast të një dështimi, do të ishte një kapitullim i parakohshëm. Trajneri Birçe ka kthyer lojën e bukur te vlonjatët, por kjo nuk mjafton, pasi kërkohet me patjetër fitorja e parë. Sukaj nuk do të jetë në formacionin e titullarit, ndërsa Ribaj, Hoxhaj dhe Vatnikaj do të jenë në treshen e sulmit. Nga ana tjetër, Marantas bën disa zgjedhje të detyruara në formacion.

Formacionet zyrtare

Flamurtari  Moçka, Gocaj, Zeqaj, Pjeshka, Muçollari, K Nebihu, B Nebihu, Rrapaj, Ribaj, Hoxhaj, Vatnikaj

Luftëtari  Paiteris, Qato, Lala, Kukaj, Açka, Prikas, Dragoshi, Rapo, Hyseni, Dushkaj, Lika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *