Barazim në Shkodër, polemika ka fund

0

Me sa duket, Vllaznia e Teuta nuk luajnë dot ndeshje pa polemika, sepse pas sfidës plot probleme në kupë, ku durrsakët eliminuan shkdoranët, sot vazhdoi seria e sherrit.

Nuk pati fitues, nuk pati asnjë gol, por pati gjithçka tjetër. Vllaznia fitoi një 11-metërsh që në minutën e pestë, por Bakaj goditi shtyllën. Topin e kthyer Bakaj e gjuajti sërish dhe aksioni prodhoi gol, por Bakaj konsiderohej off-side, pasi e preku dy herë topin pa e prekur askush tjetër, gjatë gjuajtjes së 11-metërshit.

Më pas, lojë e fortë, kartonë, presion nga Vllaznia dhe karton i kuq për Prognin në minutën e 56-të. Shkodranët të gjithë në sulm, gjetën edhe golin pak minuta para fundit, por arbitri anuloi mes kaosit, për një prekje me dorë nga një lojtar shkodran. Do të ketë debate pa fund.

Si përfundim, 0-0, që kënaqi plotësisht Teutën, sidomos ashtu si shkoi ndeshja.

Vllaznia – Teuta        0-0

Vllaznia: Selimaj, Gurishta, Vrapi, Pjeshka, Gocaj, Krymi (Hajdari 69′), Bardulla, Tafili (Cicmil 90’+5), Shtubina, Kalaja (Hebaj 58′), Bakaj
Trajner: Armando Cungu

Teuta: Moçka, Beqja, R. Hoxha, Markoviç, Kotobelli, Sykaj (Shkalla 90’+2), Dita, Çmajçanin (Çyrbja 74′), Progni, Musta, Ribaj (Magani 57′)
Trajner: Gugash Magani

Kartonë të verdhë: Bardulla 31′, Tafili 77′, Bakaj 88′ / Progni 51′, Çmajçanin 74′

Karton i kuq: Progni 56′ (2KV)

Gjyqtar: Olsi Sokoli

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image