Barazim në derbin madrilen, Barcelona mund të festojë titullin ndaj Realit

Reali i Madridit barazoi sot derbin kundër Atletikos 1-1, me gola nga Ronaldo e Grizman në pjesën e dytë.

Rezultati bën që Barcelona të bëjë llogaritë me laps e letër dhe tashmë titulli është i sigurt, duke parë distancën nga Atletiko.

Megjithatë, po bëhen llogaritë edhe në lidhjen me kurorëzimin matematik dhe gjithçka mund të realizohet në Camp Nou, pikërisht për sfidën ndaj Realit. Në 3 ndeshjet para Realit Barcelona do të ndeshet me Valencian, Seltën dhe Deportivo La Korunjën, dy të parët rivalët në formë të shkëlqyer, por nëse Barça e Atletiko ecin me ritëm identik, atëherë Barcelona do të festojë titullin në shtëpi, me të paktën 1 pikë kundër Realit. Do të ishte festë e dyfishtë, edhe pse Reali ka bërë të ditur se nuk do ta nderojë Barcelonën, pasi edhe kjo e fundit nuk e bëri, kur Reali fitoi Botërorin e Klubeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *