Barazim me Laçin, por te Vllaznia ndihen të vjedhur

0

Shkodranët reagojnë ashpër për një gol të pathënë. Tronditëse situata e mbrojtësit Gurishta, i cili kaloi çaste vërtet delikate për jetën pas përplasjes me Nimanin

 

E shtunë, 27 shkurt 2016, ora 13.30 në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës

 

Vllaznia – Laçi 0-0

 

Vllaznia:  Dragojeviç, Arbri, Cicmil, Pjeshka, Marku (Hakaj 65′), Sefa,  Shtubina (Erkoçeviç 77′), Kalaja, Tafili, Bardulla, Çinari (Gurishta 46′). Trajner: A.Cungu.

Laçi: Selmani, Buljan, Sheta, Çela, Sefgjini (Bardhi 74′), Soza, Gjoni, Dosti (Malindi 86′),  Mustafa, Çetkoviç (Musaj 91), Nimani. Trajner: S.Nica.

Gjyqtarë: A.Beqiri, D.Rexha, N.Bregasi
Vëzhgues: Prek Pjetrushi

Delegat: Denis Bastari
Kartonë të verdhë: Kalaja, Gjoni, Sefgjini, Çela

Karton i kuq: Nimani 93’
 

Episodet
1
1′ – Vllaznia nis një aksion nga krahu i djathtë me protagonist Arbri, që harkon në zonë, ku Kalaja rrezikon me një gjuajtje me kokë, por mbi tra.

26′ – Miqtë nga Laçi japin sinjalin e parë me një gjuajtje të Gjonit nga rreth 25 metra, por topi përfundon jashtë.
39′ – Vllaznia zbret nga krahu i majtë me mbrojtësin Marku, i cili harkon në zonë, ku Çinari me një kthesë të shpejtë i ofrohet golit.

47′ – Një tjetër kros në zonën mike, ku Pjeshka këmbëngul me kokë, por topi kalon mbi traversë.
50′ – Depërtim i Sefës nga e majta, futet në zonën mike dhe lëshon një top përpara portës së Selmanit, që nuk shfrytëzohet nga asnjëri prej kolegëve të tij.
74′ – Këmbëngulje me forca të shumta nga a ana e Vllaznisë në zonën mike në kërkim të golit. Goditja e Tafilit prek shtyllën e djathtë pingule të Selmanit, më pas ky i fundit përfiton një faull të akorduar nga gjyqtari.
Moviolë

11’ – Top i harkuar nga Bardulla drejt portës mike, ku portieri Selmani e zotëron me të dyja duart lart, por duket qartë se ai gjendet brenda vijës fatale. Nga anësori nuk ka sinjal për gol dhe kryesori Beqiri vijon lojën. Kuqeblutë, jo vetëm në këtë moment, por edhe pas ndeshjes kanë kontestuar fort mohimin e këtij goli.

 

Gaspër Marku

 

Pa gola ka përfunduar sfida e luajtur dje në mesditë, në stadiumin “Reshit Rusi”, mes Vllaznisë dhe Laçit. Një barazim, që  nisur nga objektivat që kanë ekipet përkatëse, nuk i bën punë asnjërit. Kuqeblutë, për të fituar qetësinë e mbijetesës, i kishin bërë planet për tri pikë në fushën e tyre. Edhe te Laçi, pavarësisht se pika e marrë në Shkodër është vlerësuar si pozitive, për objektivin e zonës europiane nuk vlen shumë. Gjithsesi, duke lënë mënjanë rezultatin, për të cilin vendësit kanë kontestime të ashpra, pasi nuk u është akorduar një gol në pjesën e parë, ajo që do të mbetet gjatë në kujtesën e kësaj përballjeje është dëmtimi i rëndë, deri në kufijtë e rrezikut serioz për jetën, i mbrojtësit Erdenis Gurishta, i cili, fatmirësisht, falë ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor në fushë dhe atij në spital, e ka kaluar situatën kritike.

NDESHJAPërpara se të vërshëllente për startin e lojës,  gjyqtari Ardian Beqiri i ka ftuar të dy ekipet të mbajnë një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të një prej figurave të njohura të sportit shqiptar në vite, ish-drejtuesit të FSHF-së Azis Tahiri. Takimi ka filluar me ritëm, ku më agresivë kanë qenë shkodranët, duke shpalosur ambiciet e tyre për lojë sulmuese. Dhe rastet në portën e Laçit nuk vonojnë. Në minutën e 11-të shkodranët pretendojnë për një gol, pasi topi i pritur nga portieri Selmani kishte kaluar vijën fatale, por gjyqtari ka vazhduar lojën. Një pjesë lojë, që krahas të tjerave ka brenda edhe episodin e gjyqtarit anësor Bregasi, i cili kërkon ndihmën e mjekut për një tërheqje muskulore, që vjen pas një sprinti në anësore, në ndjekje të aksionit. Pa kthimit nga dhomat e zhveshjes tekniku Cungu bën të gjitha lëvizjet e tij, duke realizuar edhe tre ndërrime me manovra sulmuese, në kërkim të gjetjes së golit. I ofrohet shumë, teksa godet edhe shtyllën pingule të Selmanit, por sërish nuk ka tundje rrjete. Një pjesë e dytë tërësisht sulmuese e shkodranëve përballë një Laçi, që duket i tërhequr, duke menduar më shumë për prapavijën dhe marrjen e një pike. 4 minutat shtesë të akorduara nga gjyqtari Beqiri, edhe pse Vllaznia bën të gjitha përpjekjet për të shënuar golin e avantazhit, nuk mjaftojnë. Madje, në këto minuta të shtesës vjen edhe goditja fatale për Gurishtën dhe përpara jetës së tij rezultati del në plan të dytë. Me këtë atmosferë prekëse të fundit të takimit mbyllet kjo ndeshje, ku kuqeblutë humbën dy pikë shumë të rëndësishme, që duhet t’i kompensojnë patjetër me ndeshjen e radhës ndaj Kukësit, sërishmi në “Reshit Rusi”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.