Barazim i drejtë, asnjëra palë nuk ka forcë

DANIMARKË – AUSTRALI      1-1

Shënues: Eriksen 7′ / Jedinak 38′ pen.

88′ Australia 2 herë pranë golit! Azani fillimisht e Leki pas tij, por Kasper Shmajkël u thotë ‘jo’.

72′ Kundërpërgjigja e Danimarkës, Sisto nga jashtë zone godet fort, por paksa jashtë.

71′ Mesfushori australian Moj bën atë që di më mirë, sepse lëshon një predhë nga distanca, që përfundon paksa jashtë. Vetëm kështu mund të zgjidhet kjo ndeshje tashmë. Tenton edhe Rogiç pak momente më vonë, por pret Shmajkël. Ndeshje mjaft e hapur tashmë.

65′ Ekuilibër i madh në fushë, asnjëra palë nuk ka guxim të hidhet e gjitha në sulm.

52′ Danimarka rrezikon. Poulsen fut në panik mbrojtjen australiane, që në një farë mënyre ia largon topin, por ky shkon te Sisto, i cili godet nga një pozicion i favorshëm, por jashtë.

PUSHIMI I NDESHJES – Edhe një herë, Danimarka konfirmon se përveç Eriksenit, nuk ka shumë armë në sulm. Ndeshje e fortë, e ekuilibruar, me pjesën e parë që është mbyllur në barazim. Sërish penallti, këtë radhë VAR del pro Australisë, por vendimi ishte i saktë. I merituar barazimi, Kangurët po luanin futboll.

41′ Me fat Australia. Një goditje dënimi për Danimarkën, Eriksen kroson në zonë dhe aty Leki për pak sa nuk shënon autogol, por topi shkon te portieri.

38′ GOL AUSTRALIA! Sërish Jedinak, sërish me penallti, ashtu si javën e shkuar. Australia barazon dhe rihapet gjithçka!

37′ VAR DHE PENALLTI PËR AUSTRALINË! Karton i verë për Poulsen, ndali pa dashje me dorë një gjuajtje me kokë nga Leki.

31′ Australia ka një shans të mirë, por sulmuesi kryesor Robi Kruse është mjaft i ngathët në zonë dhe gjuajtja e tij largohet nga mbrojtja. Ritëm i lartë, ndeshje e bukur dhe e pastër.

24′ Danimarka shpërdoron, duhej të shënonte golin e dytë. Kros perfekt nga e djathta e sulmit, Jorgensen gjuan me kokë, por jashtë. Ishte vetëm pak metra larg portës australiane.

22′ Sisto është duke shkëlqyer këtë Botëror. Gjithnjë i pranishëm në aksionet mbrojtëse dhe sulmuese të Danimarkës, tenton edhe portën, si në këtë rast, por gjuajtja nga distanca ndalet nga portieri australian.

18 – Kristian Eriksen është përfshirë në 18 gola danezë në 15 ndeshjet e fundit, me 13 gola e 5 asiste.

7′ GOL AUSTRALIA! Kishte nisur shpejt ndeshja dhe po luhej hapur. Danimarka gjen golin me një magji nga Eriksen, me yllin danez që merr një pasim të bukur në hyrje të zonës nga sulmuesi kryesor Jorgensen dhe me të majtën lëshon një predhë që ndalet në rrjetë.

1′ NIS NDESHJA

Danimarka përballet prej orës 14.00 me Australinë në Samara, në një ndeshje që ngjan si një finale sidomos për Australinë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Danimarka është më e qetë, sepse e nisi me fitore dhe ndaj Australisë kërkon tre pikët e kualifikimit, por nuk do të jetë një shëtitje.

Australia luajti mjaft mirë ndaj Francës, dinte të mbrohej dhe godiste në kundërsulm, ndaj i ka shanset të marrë të paktën një pikë, ndaj një Danimarkë që vuan shumë për të gjetur golin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *