Bano sfidon Demirajn: Largohem nëse kam goditur futbollistë të Albpetrolit

0

Në javën e 12-të Shkumbini barazoi 0-0 në fushën e tij me Albpetrolin e Patosit, por veç rezultatit, nga zyrtarë patosarakë është deklaruar për dhunë në fundin e ndeshjes. Duke qenë se është akuzuar drejpërdrejt prej tyre, trajneri i peqinasve Artan Bano, për SportEkspres.com deklaron se prej tij nuk ka patur elementë të dhunës ndaj futbollistëve kundërshtarë.

“Është e paimagjinueshme për mua që të ushtroj dhunë ndaj futbollistëve kundërshtarë. Akuzat ndaj meje janë shpifje, sepse unë ndodhesha në ambientet e brendshme. E sfidoj kolegun Demiraj duke deklaruar se, largohem nga futbolli nëse faktohet që unë të kem goditur ndonjë futbollist të skuadrës së tij”.

Sipas lushnjarit të bankinës peqinase, ndeshja u luajt në fair-play dhe në mbyllje të saj ka qenë një situatë spontane nga disa tifozë, të cilët u janë kundërpërgjigjur veprimeve të bankinës së Albpetrolit. “Tifozët janë acaruar nga veprime të cilët erdhën prej bankinës së Albpetrolit. Ishte një situatë spontane që nuk e zbeh ndeshjen, ajo u luajt në Fair-play”.

Këtë javë Shkumbini luan në transfertë me Termin në Tiranë. Bano e vlerëson kundërshtarin, por deklaron se synim janë tri pikët në këtë sfidë dhe marrja e kreut të Grupit B.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg